Dorëzohet Spanja, pranon të luaj me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 09 December 2020
Kombëtarja e Spanjës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese ndaj Kosovës për Kupën e Botës së vitit 2022.
Spanja, është në mesin e vendeve që ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe në mediet e tyre menjëherë pas shortit, është raportuar shumë rreth kësaj përballje.
Ka pasur nga ato që kanë raportuar se Spanja do të refuzojë t’i zhvillojë ndeshjet ndaj Kosovës, apo do të kërkojë nga FIFA që ato të luhen në stadiume neutrale.
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Aranca Gonzalez Laja, edhe pse nuk i pëlqen përballjet me Kosovën, ka thënë se ato duhet të zhvillohen.
“Duhet të them se ky është një problem që zgjidhet brenda rregulloreve të FIFA-s. Rregullat e tyre po shikohen, jo ligji ndërkombëtar për njohjen e shteteve”, ka deklaruar Laja, përcjell lajmi.net.
“Fakti që ne nuk e mbështetëm Kosovën nuk do të thotë se ajo nuk merr pjesë në gara sportive, në të cilën marrim pjesë edhe të tjerët. Ne kemi luajtur me ta tashmë në vitin 2018 në Lojërat Mesdhetare dhe në Kampionatin Botëror për hendbollistë të rinj. Ne do të flasim me FIFA-n për të parë se çfarë kushte do të kërkojnë për atë ndeshje dhe si do të jenë ndeshjet kundër tyre”.

Të tjera
-
Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e...
-
Vrḁsjet e fundit në Kosovë, Tahiri: Na duhet një ligj i fortë për armët pa leje
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar për vras...
-
MPJD: 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, mirënjohje e thellë për aleatët
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunika...
-
Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin: Të mos komunikojë me asnjërin prej bashkë të akuzuarve
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur kushte të reja...
-
Krejt çka dihet deri më tani për vrḁsjen e dyfishtë në Stanoc
Nexhmie Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 ...
-
Dhuro shpresë për Hamitin: Ndihmo ta fitojë betejën e tij!
Një i ri 20-vjeçar, Hamit Shala, po përballet me një sfidë të madhe shëndetës...
-
Grupi ‘Asnjë cent ma shumë’ me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së
Të martën do të mbahet një aksion për të kundërshtuar propozimin e Zyrës së R...
-
“Inshallah n’Xhennet nana jem”, reagon djali i gruas që u vrḁ në Vushtrri
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtr...
-
Kush është gruaja që u vrḁ në Vushtrri- La pas vetes tre fëmijë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtr...
-
“E di që ka me qenë vendim lirues” – Koci për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Avokati Arianit Koci ka thënë që vendimi në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çl...
-
Melihate Tërmkolli kujton 23 marsin e vitit 1989: Vendosëm për jetën, anipse vde*kja na rrinte mbi kokë
Sot bëhen 36 vjet nga një prej ditëve më të rënda për Kosovën dhe popullin sh...
-
Kurti: Të komanduar nga Ramush Haradinaj, zmbrapsën policinë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar betejën e Gllogjanit e 27 vit...