Rajoni dhe Bota

“Dorëzohet” Rusia – shënon numër rekord të infektimeve me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 02 April 2020

Shteti rus deri tash i ka bërë ballë koronavirusit, duke pasur numër të vogël të të infektuarve me koronavirus.

Por, si duket tash është dorëzuar përballë pandemisë që ka kapluar krejt botën, shkruan gazeta inFokus.

Tash në këtë vend janë raportuar të infektuar 3 mijë e 548 persona, derisa është thyer rekordi për numrin e të infektuar brenda një ditë, e cila këtë të enjte u shtua për 771 raste.

-Advertisement-

Rastet janë shënuar në 76 prej 80 regjioneve të Rusisë, por që Moska është epiqendra me 595 raste, shkruan gazeta inFokus.

Deri tash kanë vdekur 30 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera