Lajme

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 06 April 2021

Sot rreth oës 08:30 është dorëzuar në Polici i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmë në fsharin Gradicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

I dyshuri është 54 vjeç me inicialet XH.B,

-Advertisement-

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”

Mbrëmë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera