Lajme

Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 19 December 2017

Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sipas komunikatës për media nga”Aksioni për Nëna dhe Fëmijë janë dorëzuar më shumë se 200 shishe të medikamentit sasi kjo që mbulon nevojën vjetore të furnizimit me këtë medikament jetëshpëtues.Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive.

Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë.

-Advertisement-

Ardhja e këtij medikamenti jetë-shpëtues në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2017 si ‘Let’s Dance ’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfëay’ në Neë York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera