Lajme

Dorëzohet kërkesa për paraburgim ndaj dy personave që dyshohet se dhunuan të miturën në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 08 September 2022

Një vajzë e mitur në Gjilan dyshohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi Arben Kadriu, kryeprokuror i Prokurorisë së Gjilanit.

-Advertisement-

Ai tha se denoncimi i të miturës është bërë në polici para dy ditëve, më 6 shtator 2022.

“Dy persona janë të ndaluar rreth këtij rasti. Është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Viktima ka dhënë deklaratë në polici më datë 6 shtator 2022, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar një ditë më pas”, deklaroi Kadriu.

Ndryshe, për këtë rast të dhunimit njoftoi Policia e Kosovës të enjten, përmes raportit 24 orësh.

“Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, u tha në raportin policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera