Dorëzohen serbët, duan shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 05 December 2023
Serbët e veriut, të cilët nuk e kishin pranuar dikur mundësinë e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit, janë dorëzuar sot.
Ata kanë formuar grupet e tyre, përmes të cilave kanë paraqitur sot paradite kërkesat te kryesuesit e kuvendeve komunale në katër komunat e veriut të Kosovës, për shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave përmes peticionit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk ka pranuar një kërkesë të tillë.
“Nuk është e saktë. Ata nuk janë lajmëruat me kërkesë tek unë”, ka thënë shkurt Uglanin.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë përmes telefonit me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës, Erden Atiq, por ai nuk është përgjigjur.
As kryetarët e tjerë në veri nuk janë përgjigjur në thirrjet e KosovaPress-it.
Ndërkaq, i kontaktuar nga KosovaPress, lideri i Iniciativës “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka konfirmuar se grupe të caktuara të qytetarëve serbë kanë shkuar sot në komunat veriore për të dorëzuar kërkesat që përmes peticionit të shkarkojnë kryetarët e komunave, por siç tha ai, janë refuzuar, madje disa as nuk janë lejuar të hyjnë brenda objekteve.
Ai theksoi se kërkesën do ta dërgojnë edhe në KQZ. Sipas tij, kërkesat kanë përmbajtur pakënaqësitë e qytetarëve serbë në lidhje me punën e kryetarëve, por edhe faktin se janë emëruar pa vullnetin e popullatës shumicë të asaj pjese, andaj duan shkarkimin e tyre.
KosovaPress-i ka kontaktuar edhe me Valmir Elezi nga KQZ-ja, i cili ka konfirmuar kërkesat e grupeve të qytetarëve përmes email-it.
“Gatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtarë, kemi pranuar katër e-maile, tre prej të cilëve kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka thënë Elezi për KosovaPress.
Të tjera
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...