Lajme

Dorëzohen pesë ankesa nga subjektet politike për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 17 October 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë njoftoi se subjektet politike kanë paraqitur ankesat e para për shkelje të kodit të mirësjelljes për zgjedhjet lokale.
Të dielën (17 tetor) po zhvillohet zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe asamble komunale.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tash janë paraqitur pesë ankesa, prej subjekteve të caktuara politike me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore.

“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur katër ankesa kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy për komunën e Prishtinës, një për Podujevë dhe një për Junik, kurse një ankesë e ka paraqitur Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kundër Partisë Liberale Egjiptiane”, tha Desku.

-Advertisement-

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vazhduar i qetë dhe pa incidente që mund të pengojnë procesin zgjedhor.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 8.2 për qind e votuesve në nivel vendi.

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin zgjedhor të 17 tetorit në Kosovë, tha se procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është tre herë më e lartë krahasuar me komunat tjera.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera