Fun & Video

Dorëshkrimet e Pompeit lexohen me rreze X

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 03 October 2019

Dorëshkrimet e lashta e të shkrumbuara nga llava e Vezuzit, mund të lexohen sërish. Kur vullkani shpërtheu më 79 pas Krishtit, shkatërroi qytetet e Pompei dhe Herculaneum, banorët dhe pronat e tyre të paçmuara që përfshinin një bibliotekë të shkëlqyer pergaenash, të cilat u karbonizuan nga nxehtësia.

Shkencëtaret tani megjithatë thonë se mund të ketë ende shpresë që dokumentet e brishta të arrijnë të lexohen edhe një herë. Kjo falë një qasjeje inovative e cila përfshin rreze X me energjie të lartë dhe sigurisht, inteligjencën artificiale.

“Edhe pse shohim shkrimet në çdo fletë papirusi, hapja e saj do të ishte me rrezik; janë të gjitha mjaft të dobëta”, thotë profesor Brent Seales, kreu i degës së shkencave kompjuterike në Universitetin e Kentucky, drejtues i studimit.

-Advertisement-

Dy rrotullat e para të pahapura që do t’i nënshtrohen këtij procesi i përkasin Institutit të Francës në Paris dhe janë pjesë e një koleksioni mahnitës prej rreth 1.800 dorëshkrimesh të zbuluara në vitin 1752 gjatë gërmimeve të Herculaneum.

Të mbledhura së bashku, ato përbëjnë bibliotekën e vetme të njohur të paprekur nga antikiteti, me shumicën e koleksionit të ruajtur aktualisht në një muze në Napoli.

Vila ku u gjetën besohet të ketë qenë pronë e vjehrrit të Jul Cezarit. Ekspertët janë përpjekur prej kohësh t’i hapin rrotullat me metoda të ndryshme, por disa janë shkatërruar gjatë procesit, ndërsa te disa të tjera ka ndodhur që pas ekspozimit të pjesës së brendshme ndaj ajrit, boja është zhdukur./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera