Lajme

Dorëhiqet zyrtarja e lartë e zgjedhjeve në Kenya

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 18 October 2017

Një anëtare e lartë e Komisionit Zgjedhor të Kenyas (IEBC) ka dhënë dorëheqjen duke thënë se vendi nuk është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të besueshme javën e ardhshme.

Roselyn Akombe, tha se IEBC ishte nën “rrethim” politik, të paaftë për të arritur konsensus ose për të marrë ndonjë vendim, transmeton Klan Kosova.

Tani në SHBA, ajo ka deklaruar se kishte frikë për sigurinë e saj, ndërsa në Kenya, kishte marrë kërcënime të shumta.

-Advertisement-

Javën e kaluar, kreu i opozitës së Kenyas, Raila Odinga u tërhoq nga balotazhi presidencial i 26 tetorit.

Gjykata e Lartë anuloi rezultatin e sondazhit të 8 gushtit, ku u shpall fituesi i tanishëm i Presidentit Uhuru Kenyatta, pasi gjeti parregullsi, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera