Lajme

Dorëhiqet zëvendësministrja e Arsimit

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 01 August 2023

Edona Maloku Bërdyna, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës.

Bërdyna, ka thënë se për shkaqe subjektive e ka të pamundur angazhimin në këtë detyrë, dhe për këtë sipas saj, i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka thënë se tani do t’i përkushtohet punës akademike.

-Advertisement-

“Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti”, ka thënë ajo.

“Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional. Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithëpërfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare”.

“U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera