Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re

Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 19 January 2023
Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr.
Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj.
Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.
Arden, 42-vjeçare, ka thënë se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojë të ardhmen e saj, duke shpresuar se do të gjejë energji për të vazhduar.
“Fatkeqësisht nuk e kam gjetur, dhe unë do t’i bëja shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja”, u ka thënë ajo gazetarëve.
Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt.
Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të bartet te anëtarësia e Partisë Laburiste.
Më 2017, kur është zgjedhur kryeministre, Ardern ka qenë gruaja më e re në botë në krye të një qeverie, vetëm 37-vjeçare.
Ajo e ka udhëhequr Zelandën e Re përgjatë pandemisë së koronavirusit, të shtënave në xhamitë në Kristçërç, dhe në kohën e një shpërthimi vullkanik.
Ajo ka thënë se pesë vjetët e fundit e kanë përmbushur më së shumti, mirëpo udhëheqja e një shteti gjatë “krizave” ka qenë e vështirë.
Edhe pse kur është zgjedhur është konsideruar yll politik global, në sondazhet e fundit popullariteti i saj ka qenë në nivelet më të ulëta.
Ajo i ka thënë transmetuesit britanik BBC, më 2022, se ulja e popullaritetit ka qenë çmimi që duhet të paguajë Qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurt gjatë pandemisë./REL

Të tjera
-
Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre
Kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjitha gratë e vendit festën e 8 Marsi...
-
Ngjarje e rëndë në Kamëz: Humb jetën një fëmijë 2-vjeçar pasi u gọdit nga vetura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një fëmijë 2-vje...
-
Familjari i Unikkatilit tregon shkakun e vdẹkjes së Mentor Palokajt
Lorenc Palokaj, familjari i Unikkatilit, ka reaguar pas vdekjes së Mentor Pal...
-
Osmani takon gratë që punojnë në AKI për 8 Mars: Heroinat tona të fshehta
Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteli...
-
Kërkohet nga një muaj paraburgim ndaj dy personave u kapen me mbi 12 kilograme drọgë
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që t’iu caktohet nga një muaj para...
-
Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së
Ish-eprori i Brigadës 111 “Adem Jashari” të UÇK, Ferid Berisha, i njohur me n...
-
“Irani nuk negocion nën bullizëm”, Khamenei i përgjigjet letrës së Donald Trump
“Irani nuk do të pranojë presionin për të hyrë në negociata”, tha të shtunën ...
-
Drejtori i FDH-së kritikon Specialen: E papranueshme që s’e lejoji Thaçin të vizitojë babain e tij
Bekim Blakaj, drejtor FDH, ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës pas...
-
Kërkesa e VV-së për rivotim me postë, Muharremi: E palogjikshme, ata mund ta humbin edhe një mandat
Analisti Shënoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me ankesën e Lëvizjes Vetëve...
-
Universiteti i Prishtinës në top 10-she nga 1 mijë e 362 universitete garuese në konkursin ndërkombëtar të Arkitekturës
Universiteti i Prishtinës është renditur në top dhjetëshen e konkursit ndërko...
-
Osmani: Gratë e ShKK-së janë të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë, duke shpërnda...
-
Zafir Berisha: LVV nuk e ka hallin e votave të diasporës, por s’po ua mban ta bëjnë Qeverinë
Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj ankesës që so...