Lajme

Dorëhiqet Gashi i AKI-së, presidenti Thaçi hesht

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 11 April 2018

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ia ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati thënë se për t’u shkarkuar ose jo Gashi i AKI-së duhet që të përfundojnë hetimet. Por të martën nga zyra e tij nuk janë deklaruar nëse presidenti do ta pranojë ose jo dorëheqjen para përfundimit të hetimeve.

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar se Gashi tashmë ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i shefit të Inteligjencës.

-Advertisement-

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Ka disa ditë që Gashi e ka dorëzuar pozitën e tij, por sot e ka përfunduar punën”, ka thënë ajo.

Gazeta i ka dërguar pyetje Presidencës, por nuk ka marrë përgjigje nëse Gashi ia ka ofruar dorëheqjen edhe presidentit Thaçi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy