Lajme

Dorëhiqet drejtori i PTK-së, Gent Begolli

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 31 October 2018

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të PTK-së. Sipas këtij burimi të besueshëm arsyet e dorëheqjes janë personale.

“Arsyet e dorëheqjes janë personale”, tha ky burim në kushte anonimiteti.

Sidoqoftë, Begolli e ushtroi detyrën e të parit në PTK për rreth katër muaj.

-Advertisement-

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës. Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës. ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje publike është drejt falimentimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera