Lajme

Dorëheqjet e tre policëve serbë, Osmani: Rezultat i kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia, pasqyrojnë taktikat e Millosheviqi

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 17 August 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj dorëheqjes se të tre policëve serbë nga policia e Kosovës.

Osmani ka thënë se ky është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit.

”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një 🇽🇰 më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera