Dorëheqjet e regjistruesve serbë në veri, ASK: Kemi personel rezervë për regjistrim
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 06 April 2024
Ndonëse shumica e regjistruesve të punësuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë dhënë dorëheqje në veri të vendit, ky institucion me sa duket e ka gjetur zgjidhjen për mos ta ndalur regjistrimin e popullsisë.
Në ASK thonë se këtë proces do ta kryejë personeli rezervë që e ka në dispozicion.
“Ne kemi rekrutuar edhe staf rezervë të cilët i kanë ndjekur trajnimet bashkë me stafin aktiv. Në momentin kur një regjistrues tërhiqet atëherë ne kemi stafin rezervë që e zëvendësojmë me të”, tha Hazbije Qeriqi, zyrtare për komunikim në ASK.
Pavarësisht thirrjes së Listës Serbe për të bojkotuar regjistrimin, sipas ASK-së, disa serbë kanë shprehur interesim për ta kryer këtë proces që vlerësohet shumë i rëndësishëm.
“Kemi informata që ka pasur qytetarë nga komuniteti serb që kanë shkuar nëpër komunat e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për tu regjistruar në regjistrimin e popullsisë duke shprehur vullnetin e tyre dhe kjo nënkupton që ata e kanë kuptuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe se është në të mirën e vet qytetarëve”, tha Qeriqi.
E, për ata që nuk duan të jenë pjesë e regjistrimit, një strategji po mundohet të gjejë edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune thotë se të realizohet një takim për këtë qëllim.
“Të vjen deri tek takimi me Kryetarin e Komisionit për regjistrim të popullatës shumë shpejt, jemi vazhdimisht në kontakt dhe do të këqyrim se qysh me shku procesi ma tutje”, tha Nexhad Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011. Por, atëherë ky proces ishte bojkotuar nga serbët, për çka është i paqartë numri i tyre. /Dukagjini/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...