Dorëheqjet e policëve në veri, mendohet kthimi i tyre në uniformë

Autori: Gazeta inFokus
20:18 | 03 February 2023
Në një raport prej 40 faqesh Qeveria e Serbisë, ka përpiluar “ngjarjet dhe zhvillimet” që sipas saj kanë ndodhur në procesin e bisedimeve me Kosovën në periudhën kohore 1 shtator 2022-15 janar 2023.
Në disa nga pasazhet e dokumentit që u dorëzua në parlamentin serb për diskutim, flitet edhe për zhvillimet në policinë kosovare, më saktësisht në rajonin e veriut.
Më 5 nëntor 2022, pjesëtarët e policisë nga komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucioni i rendit dhe ligjit me arsyetimin se janë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, për ndërrimin e targave të automjeteve nga ato të Serbisë (KM) në ato të Kosovës (RKS).
Në një paragraf raporti i qeverisë në Beograd, dorëheqjet e serbëve nga policia kosovare i quan “largim të përkohshëm”.
Të dielën e pesë shkurtit bëhen tre muaj, nga dorëheqja e serbëve nga Policia e Kosovës, rajoni veri.
E më 26 janar Ministria e Punëve të Brendshme, zgjati edhe për 10 ditë tjera afatin e konkursit për pjesëtarë të rinj të policisë nga komunitetet jo-shumicë.
Veroljub Petroniq, nga organizata jo-qeveritare “Qendra Humane Mitrovica” thotë se “ekziston në horizont” mundësia për ujdi politike për kthimin e një pjesë të të dorëhequrve në polici.
“Jo zyrtarisht kemi marrë informacione që numër i caktuar i njerëzve do të kthehen. Me gjasë që do të bëhet selektimi. Ata që janë të aftë për të kryer punën dhe ata të cilat në ndërkohë nuk kanë kryer asnjë veprimtari pra pa dosje kriminale, e kështu me radhë”, tha Petroniq.
“Ne e kemi një vakum të sigurisë e që me të vërtetë është problem i madh. EULEX s’ka kapacitete. Kemi informacione që shumë policë nga komuniteti serbë pra nga Graçanica, Shtërpca, Anamorava që e kanë detyrim pune, vijnë në veri për një lloj ndihme”, shtoi ai.
Pos nga policia, personeli e zyrtarët nga pakica serbe në katër komunat veriore u tërhoqën edhe nga prokuroria, gjykata, e pozitat e kryetarëve të komunave.
Për pozitat e pushtetit lokal zgjedhjet janë shpallur që të mbahen më 23 prill.

Të tjera
-
Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka k...
-
Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Ministri i Financave, Punë dhe Transfereve, njëherësh deputet Hekuran Murati ...
-
Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve
Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënsht...
-
Zgjedhjet e 12 tetorit, nis periudha për certifikim të partive dhe dorëzimin e listës të kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për aplikim...
-
Aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash, Prokuroria Speciale ia sekuestron pasurinë rreth 400 mijë euro
Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë k...
-
Zvicra ashpërson masat për bashkimin familjar
Këshilli Federal ka prezantuar më parë masa të tjera, të tilla si rregullore ...
-
Pamje nga vendi ku vdi*q i moshuari në Ferizaj
74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj...
-
Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë...
-
Ferizaj: 74-vjeçari vd*es në rrugë, policia jep detaje
Një burrë i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën sot në një rrugë në Ferizaj, sh...
-
Ymeri dorëzon kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale: Dyshime për manipulim të tregut të energjisë dhe luftë ekonomike nga Serbia ndaj Kosovës
Inxhinierja Janina Ymeri ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kërkesë formale ...
-
Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita
Organizata prestigjioze “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” me 19 qershor të kët...
-
Meloni dhe Macron thirrje SHBA-së: Tarifat janë pa sens
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron...