Dorëheqja e drejtoreshës në Gjilan, LDK: Degradimi në Arsim mbanë emrin e Alban Hysenit
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 02 August 2024
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, ka dhënë dje dorëheqje(01.08.2024) nga kjo pozitë.
Në lidhje me këtë kanë reaguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët thanë se degradimi në arsim mbanë emrin e kryetarit, Alban Hyseni.
Nga LDK theksuan se përgjegjës për këtë e mbajnë të parin e ekzekutivit, ku sipas tyre për shkak të konkurseve të montuara në arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, kanë shkaktuar dorëheqjen e drejtoreshës.
“Konkurset e montuara në Arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, presioni militantesk, shkaktuan dorheqjen e Drejtoreshës së DKA-së sot, për të na bindur se ky pushtet ka kollapsuar”, thuhet në komunikatë, duke theksuar se vet kryetari ka bërë që në DKA të eskalojë situate deri këtu.
“Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai”, kanë shkruar nga LDK.
Madje, për LDK-në dhënia e dorëheqjes së drejtoreshës nuk përbën lajm, por që sipas tyre së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni.
“Dorëheqja e Drejtoreshës së Arsimit nuk është lajm për ne, sepse ajo edhe sa ka qenë në detyrë ka qenë vetëm formalisht. Për ne do të ishte lajm që së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni, sepse edhe ashtu Gjilani nuk ka Kryetar”, thuhet në komunikatë
LDK thotë se militantizmi, nepotizmi dhe injoranca e Alban Hysenit ka filluar të vret ndërgjegjen e të gjithë atyre që e votuan.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...