Rozë

Dorë për dore natën me kolegen, ja si i shpjegohet gruas

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 05 December 2019

Një mbajtje dore me kolegen Alisha Wainwright mund t’i kushtojë shumë Justin Timberlake.

Disa foto të cilësuara nga gazetarët e huaj si “shokuese” tregojnë aktorin 38 vjeçar duke qëndruar shumë pranë yllit të Hollywood në mbremjen e 21 nëntorit.
Dyshja është fotografuar dorë për dore teksa konsumonin dhe alkool.

Por Justin nuk e ka lënë “ndërgjegjia” të qetë. Këngëtari, i martuar me Jessica Beil që nga viti 2012, me të cilën ka dhe një djalë Silas, ka dhënë shpjegimin e tij për situatën e pakëndshme përmes një postimi në Instagram.

-Advertisement-

“Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe koleges time. Piva shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas dhe familjes time fantastike që i vendosa në një situatë kaq turpëruese. Po fokusohem të bëhem bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të jem,” shkruan ai.

Para se Justin të publikonte këtë deklaratë, vjehrri i tij, Jeff Wainwright, i cili është producent muzike tha se nuk ka folur me vajzën që kur fotot e dyshimta nisën të qarkullonin në internet, por tha me siguri se e di që Timberlake është një “djalë i mirë”. “Është thjesht spekulim,” tha babai i Alisha-s për Daily Mail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera