“Dora e djathtë” e Millosheviqit sërish në Hagë për krime lufte
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 30 May 2017
Më 1prill 1992 anëtarët e njësisë paramilitare “Garda Vullnetare Serbe” të njohur edhe si “Tigrat”, sulmuan qytetin boshnjak lindor, Bijeljina.
Kreu i tyre ishte Zhelko Razhnatoviç i njohur si “Arkani”. Të mirëarmatosur të trajnuar e me mbështetje logjistike të Ushtrisë Jugosllave, ata e morën shpejt kontrollin mbi qytetin. Për banorët myslimanë filluan ditë të tmerrshme: Vrasje, përdhunime, bastisje.
Kjo trupë vrasëse, që shpejt u kthye në trupat më të frikshme paramilitare në luftën e Bosnjes u themelua, u financua dhe u armatos nga dy burra të kollarisur, që i kishin zyrat në Beograd, e të cilët dalin për herë të dytë para gjyqit në Hagë (30.05). Në procesin e parë ata u shpallën të lirë.
Dora e djathtë e Milosheviçit
Jovica Stanishiç, i njohur si “I Akullti” ka qenë në atë kohë kreu i shërbimit të fshehtë serb, ndërsa Franko Simatoviç ka qenë zëvendësi i tij. Të dy kishin epror direkt pushtetmbajtësin e atëhershëm, Sllobodan Millosheviç. Stanishiç konsiderohej si bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviçit në vitet e luftës. Në Beograd dihej, se pa dijeninë e tij nuk ndodhte asgjë. Prandaj për Tribunalin e Hagës ai konsiderohej si një nga të akuzuarit kryesorë për luftën në Jugosllavi. Në qershor 2003 ai u paraqit vullnetarisht në Hagë, kur u bë e ditur, se kundër tij e zëvendësit Simatoviç për shkak të përgjegjësisë në kompetenca ishte ngritur akuza për krime kundër njerëzimit në Kroaci e Bosnje.
Prandaj habia ishte e madhe, kur 10 vite e 100 dëshmitarë më pas të dy të akuzuarit u lanë të lirë. Gjykatësi holandez Orie argumentoi se “megjithëse ekziston mundësia, që masat e Stanishiçit e Simatoviçit synonin krijimin dhe ruajtjen e kontrollit serb në pjesë të mëdha të Kroacisë e Bosnje-Hercegovinës”, por “nuk është e mundur që të arrihet në përfundimin, se të akuzuarit ndanin qëllimin për një operacion kriminel të përbashkët për të larguar dhunshëm popullatën civile jo serbe.”
Atëherë nuk bëhej fjalë vetëm “Tigrat” e Arkanit. Të dy krerët e shërbimeve sekrete themeluan e financuan edhe njësi të tjera paramilitare si “Beretat e Kuqe” apo “Skorpionët”, dhe u dhanë atyre të gjitha liritë për terrorin kundër popullatës jo serbe. Me këto u mbështet politika serbe “e pastrimit etnik”.
Përgjegjësia për urdhrin e dhënë
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, juristi belg, Serge Brammertz nuk e pranoi këtë vendim, sepse “gjykata nuk i ka vlerësuar si duhet provat e paraqitura”. Ai apeloi vendimin me argumentin se edhe pse nuk ka prova direkte për një zinxhir direkt urdhri të të dy akuzuarve eir tek autorët e drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë dyshim, se ata e kanë ditur, se çfarë kanë bërë paramilitarët serbë në Kroaci e Bosnje. Këto njësi janë ngritur e janë pajisur me qëllim, prandaj të dy duhet të gjykohen mbi bazën e përgjegjësisë për urdhrat e dhëna.
Gjykatësit e ndoqën këtë logjikë dhe e shfuqizuan vendimin e dhjetorit 2015. Ata kërkuan një proces të ri, i cili duhet të fillojë më 13 qershor. Të dy akuzuarve iu kërkua të paraqiten në Hagë deri në 30 maj, ndryshe do të kërkohen me urdhër-arresti ndërkombëtar./DW
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...