Lifestyle

Donte të bënte selfi, bie nga shkëmbi dhe ndërron jetë 31-vjeçarja

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 01 May 2020

Një 31-vjeçare ka rrëshkitur dhe ka rënë për vdekje nga një shkëmb 40 metra i lartë, teksa pozonte për një foto në një rezort në Turqi.

Kazakia Olesya Suspitsyna u zhduk para syve të shoqes së saj që po bënte foton, në rezortin turistik të Antalia në jugperëndim të vendit.

Incidenti ndodhi të dielën, kur qeveria hoqi karantinën e ashpër të vendosur në qytet prej koronavirusit.

-Advertisement-

Dy vajzat kishin dalë për një shëtitje në parkun piktoresk Duden, i njohur për ujëvarat e tij, pas disa javë karantine absolute.

Për të bërë foton në kulmin e shkëmbit Olesya kishte kaluar gardhin e sigurisë, me qëllim që të kishte në sfond ujëvarat.
Por ajo tragjikisht humbi ekuilibrin dhe ra për vdekje në humnerë.

Shoqja e saj e tmerruar thirri shërbimet e emergjencës, të cilat më vonë gjetën trupin e saj dhe e nxorrën nga uji.

Olesya kishte punuar si guidë turistike për pesë vjet në këtë qytet.
Ajo do të varroset në qytetin e lindjes Kostanay, sipas raportimeve.

Turqia ka mbyllur shkolla, kafe e restorante për të ulur përhapjen e COVID-19, ndërsa disa vende pune mbeten të hapura. Vendi kishte dje 117,589 raste koronavirusi dhe 3,081 vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera