Sport

Donnarumma, Mbappe e Neymar, plas sherri në PSG

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 27 September 2021

Gianluigi Donnarumma nuk duket të jetë i vetmi që ka shprehur shenja të pakënaqësisë në Paris-Saint-Germain pasi që së fundi në një debat konfilktuoz është përfshirë edhe dyshja Kylian Mbappe-Neymar.

Portieri italian raportohet se është i pakënaqur me minutazhën shumë të vogël në skuadrën e tij të re duke u paraqitur në vetëm dy nga 10 ndeshjet e PSG-së deri më tani në këtë edicion, përcjellë KosovaPress.

Javën e kaluar “Corriere dello Sport” raportoi se arsyeja kryesore pse në portën e PSG=së vazhdon të jetë Keylor Navas si zgjedhja e parë është raporti i mirë i tij me lojtarët nga Amerika e Jugut, duke përfshirë edhe Lionel Messin.

-Advertisement-

Për shërbimet e Donnarummas interesim vazhdon të ketë nga ana e Juventusit edhe pse ai u largua nag Milani vetëm në afatin kalimtar veror.

Por, Donnarumma nuk është problemi i vetëm dhe më i madhi për trajnerin Mauricio Pochettino në skuadër. Në fakt, ylli i skuadrës Kylian Mbappe është kapur nga kamerat duke e kritikuar bashkëlojtarin Neymar për mos pasim të tipot tek ai gjatë ndeshjen kundër Montepellerit.

“Ai idiot nuk po e pason topin tek unë.”, ka thënë Mbappe pasi është ulur në bankën e rezervistëve.

Mbappe vazhdon të lidhet me një transferim te Real Madridi, derisa kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera