Sport

Donnarumma: Gaboj sepse nuk jam robot!

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 25 December 2023

Gianluigi Donnarumma edhe këtë sezon nuk i ka shpëtuar kritikave në lidhje me paraqitjen e tij te Paris Saint-Germain. Megjithatë, italiani sheh përpara dhe në një intervistë të fundit thekson se trajneri Luis Enrique e mbështet në çdo situatë. Ndër të tjera, ish-gardiani i Milanit shprehet se roli i portierit është shumë delikat duke shtuar se edhe ai mund të gabojë pasi nuk është një robot.

“Roli i portierit është më i bukuri, por njëkohësisht edhe më i vështiri në futboll. Sapo ne portierët bëjmë një gabim, gjithçka nis të ndërlikohet dhe marrim kritika të shumta. Luis Enrique? Ai është një trajner i madh dhe që e bën skuadrën të luajë bukur.

Kërkon që ta dominojmë gjithmonë lojën dhe të jemi në kontakt të vazhdueshëm me topin. Nuk na vendos kurrë në presion, edhe nëse gabon të thotë se është diçka normale dhe se ne nuk jemi robot, por qënie njerëzore”, u shpreh Donnarumma.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera