Lajme

Donika Kadaja akuzon për shpifje Blerand Stavilecin

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 01 August 2017

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi në një konference të mbajtur sot për media ka folur për krizën energjetike në Kosovë.

Gjatë konferencës ,Kadaj ka akuzuar ministrin e zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci se në vend që të merret me gjetjen e një zgjidhje për krizën energjetike ai po merret me shpifje kundër Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Infokusi.com

“Ministri në ikje në vend që të merret me problemet që i shkakton kjo gjendje, ai vazhdimisht po shihet nëpër zyre duke shpifë kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Në vend që të jetë në miniera dhe në KEK dhe të provoj që të stanoj gjendjen e krijuar në vend ai në vazhdimësi po shihet me deklarata dhe konferenca për shtyp duke shpif”

-Advertisement-

Kadaj ka shtuar se ministri do të përballet edhe me gjykatë për shpifje

“Ai për këto shpifje do të ballafaqohet me gjykata por jo vetëm për shpifje por edhe për veprimet e tij të jashtëligjshme sepse ta kolapsoni republikën dikush duhet të jap llogari””, ka thënë Kadaj, shkruan Infokusi.com

Në fund Kadaj ka thënë se ky kolaps është i qëllimshëm

Ky është një kolapsim i qëllimshëm në një situatë të rëndë politike dhe ekonomike në vend./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera