Lajme

Donika Kadaj deputetja që “pagoi” më së shtrenjti rezistencën në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 02 February 2018

Burgosjet e fundit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfunduan me një vit e gjatë muaj burgim me kusht.

Para një viti, Gjykata Themelore pati shpallur aktakuzë për deputet, Donika Kada Bujupin, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por duket se ky proces ka qenë shumë më i ashpër për njërën nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për Donika Kada Bujupin e cila pas përfundimit të procesit të parë u ballafaqua edhe me tre procese të reja. Asaj iu ngrit aktakuzë për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armëve sipas nenit 374 për 1 të KPPK-së”.

-Advertisement-

E nuk përfundoi me kaq, pasi që deputetja Kada për të njëjtat akuza ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit 2017, së bashku me tashmë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurtin, të cilët vuajtën dënimin në burgun e Lipjanit për pesë javë.

Ndryshe, deputetët e opozitës u arrestuan në kohën kur ata po kundërshtonin marrëveshjeve të arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera