Lajme

Donika Gërvalla takohet me homologun nga Kuvajti, biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 18 September 2022

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar sot në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Gërvalla-Schëarz ka theksuar se Kosova dhe Kuvajtit qëndrojnë së bashku përballë këtyre sfidave.

“Në këtë takim ministrja Donika Gërvalla shoqërohej nga shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka dhe nga ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se Gërvalla po qëndron në Nju Jork, ku pritet të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.

“Ministrja Gërvalla po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë”, thuhet tutje në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera