Donika Gërvalla: Nuk po e hapim tani Urën e Ibrit, po përgatitemi për një moment të përshtatshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 11 September 2024
Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka thënë se ura nuk po hapet tani, duke shtuar se vetëm po “përgatitet situata”.
Ajo tha se koha është për të hapur urën që të jenë të lumtur qytetarët e dy pjesëve të qytetit.
“Po, situata kohë pas kohe është e tensionuar, por, siç e dini, në Kosovë, në Turqi, në Sloveni, urat janë aty për të lidhur jo vetëm pjesët e qytetit, por edhe njerëzit. Pra s’ka asgjë të keqe dhe provokative në hapjen e një ure. Është koha për të hapur urën dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë që qytetarët e të dy pjesëve të qytetit do të jenë të lumtur që po e shohin hapjen e urës. Sepse në afërsi të asaj ure është një nga simbolet e fundit të Millosheviqit në vendin tonë”, tha Gërvalla për mediumin turk në gjuhën angleze “TRT World”.
Në intervistë, moderatorja e përballi Gërvallën me kritikat e Perëndimorëve, duke ia shtruar një pyetje interesante.
“Dua të ju pyes, pse atëherë të hapet kjo urë tani? Cila është rëndësia për Prishtinën për të hapur tani, duke pasur në mendje të gjitha këto paralajmërime nga partnerët ndërkombëtar?” – ishte pyetja e moderatores.
Gërvalla u përgjigj se se ura nuk po hapet tani dhe se vetëm për kryhen disa përgatitje “për të hapur në një moment kur është e përshtatshme”.
“Nuk po e hapim tani. Ne jemi duke u bërë gati për të hapur në një moment kur është e përshtatshme për qytetin, qytetarët dhe për vendin tonë. Pra derisa po përgatitemi, ne jemi duke i bërë të gjitha çështjet teknike që janë të nevojshme, sepse kjo urë nuk është përdorur për një kohë për automjete dhe ne jemi duke i bërë të gjithë hapat teknikë. Ne jemi duke u përgatitur në takimin me qytetarët në të dy pjesët e qytetit përmes kryetarëve dhe politikanë të tjerë. Pra ne jemi duke e përgatitur situatën që hapja e urës të jetë një ditë hareje për të gjithë” , shtoi Gërvalla.
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...