Lajme

Donika Gërvalla ia huq edhe për pavarësi, ngatërron vitin me ditët

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 17 February 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë një gafë të re edhe për  14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo në twitter ka ngatërruar 14 vitet me ditë duke e uruar ditën e 14 të pavarësisë.

“Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, shkrun Gërvalla në rrjetin e saj social, në gjuhën angleze.

-Advertisement-

Kujtojmë se gabime të tilla të ministres nuk janë të rralla, e zakonisht bëhen pikërisht në postimet e saj në Twitter.

Gjatë vitit të kaluar, Gërvalla ka ditur të ngatërrojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së e flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera