Donika Gervalla i mban sekret kontratat e konsulentëve të jashtëm, jep qasje vetëm në kontratën e Gani Jakupit
Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 24 January 2024
Luksi me pagën e majme prej 7,500 euro në muaj, konsulentit Gani Jakupi do t’i përfundojë në muajin qershor të këtij viti. Plot 90,000.00 euro do ti marrë për një vit ky konsulent në emër të lobimit për Kosovën.
E kjo është kontrata e vetme në të cilën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës i ka lejuar qasje Gazetës Infokus.
Pas shumë kërkesave, vështirësive e ankesave, më në fund ministria në krye me Donika Gërvallën i ka dërguar Infokusit, kontratën 1 vjeçare të punës së Gani Jakupit.
Mirëpo e njëjta nuk ndodhi edhe me kontratat e tjera. Infokusi ka kërkuar qasje edhe në listën e pagave të konsulentëve të tjerë që paguhen nga kjo ministri për të lobuar për Kosovën jashtë vendit e ministrja Gërvalla edhe kësaj here ato i konsideroi “konfidenciale” siç e cilësonte në fillim edhe pagën e kontratën e punës së Gani Jakupit.
Gazeta Infokus qysh me 23 tetor të vitit 2023, kishte dërguar kërkesë në ministrinë e Gërvallës, mirëpo nga kjo ministri nuk hezituan të thyenin edhe Ligjin për Qasje në Dokumente duke kaluar çdo afat të mundshëm kohor, për ti mbrojtur sekretin e pagave, këshilltarëve apo siç po quhen nga ministria, lobuesit për Kosovën.
Por përsëri paga të cilën këta këshilltarë e marrin nga buxheti i shtetit të Kosovës, për Donika Gërvallën po konsiderohet informacion i klasifikuar duke u thirrur në ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.
“Fillimisht ju kërkojmë ndjesë për vonesën e përgjigjes.. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, si dhe Bazuar në Vendimin Nr. 105/2020 mbi Listën e Informacioneve të Klasifikuara që prodhohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk mund të publikojmë detaje që kanë të bëjnë me lobimin për njohje të reja, përfshi listën e këshilltarëve të angazhuar që lobojnë për Kosovën në botë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Megjithëse nuk dihet se për çfarë lobojnë e në cilat shtete dhe as kush janë ose a i kanë sjellë ndonjë njohje Kosovës, sipas ministrisë publikimi i çdo detaji mund të dëmtojë proceset e tilla dhe raportet ndërshtetërore.
Derisa Gazeta Infokus ka kërkuar qasje në listën e këtyre këshilltarëve që lobojnë për Kosovën jashtë vendit, listën me emra dhe listën e pagave, të gjitha këto po konsiderohen sekret shtetëror.
“Vendimi Nr. 105/2020, Pika 12: Klasifikohen konfidenciale të gjitha materialet që kanë të bëjnë me procesin e njohjes së shtetit të Kosovës nga shtetet të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës vlerëson se publikimi i tyre rrezikon procesin, raportet ndërshtetërore dhe interesat e Republikës së Kosovës. Vendimi Nr. 105/2020, Pika 15: Klasifikohen si konfidenciale të gjitha dosjet që kanë të bëjnë mbi shpenzimet e veçanta me karakter lobimi, publikimi i të cilave vlerësohet se do të dëmtonte interesat shtetërore të Republikës së Kosovës. Nisur nga kjo, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin tuaj dhe të opinionit publik”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MPJD-së.
Por si për çudi konfidenciale më nuk po konsiderohet kontrata e Gani Jakupit, paga dhe puna për të cilën është angazhuar.
“Ndërsa, lidhur me pyetjen e dytë, bashkëngjitur ua përcjellim kontratën për shërbime “Konsulent i jashtëm për çështjet kulturore dhe mediatike”, të nënshkruar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe z. Gani Jakupi, brenda së cilës gjeni të gjitha detajet e kërkuara”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
90 mijë euro në vit për një konsulent i cili është i angazhuar për shërbimet si më poshtë:

Por sa është buxheti i kësaj ministrie për vitin 2024 dhe sa ishte në 2023?
Për vitin 2024, nga buxheti i shtetit për ministrinë e Donika Gërvallës, janë ndarë hiq më pak se 59 milionë e 344 mijë euro.
Prej tyre 33 milionë euro janë të ndara për ambasadat dhe 2 milionë të tjera për shërbime të konsulencës.
Ndërsa në vitin që lamë pas, buxheti i MPJD-së ishte 46 milionë euro. Shifra më e madhe ishte për ambasadat apo afro 36 milionë. Ndërsa për shërbimet konsulente në vitin 2023 u ndanë nga buxheti mbi 2 milionë euro./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































