Donika Gervalla e mbron me fanatizëm Gani Jakupin thotë se kontrata është konfidenciale, krejt çfarë tha për të i’a arsyetuar pagën prej 7500 euro
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 24 November 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka ngritur lartë figurën e Gani Jakupit gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku ka thënë se ai është angazhuar me një kontratë një vjeçare dhe se paga 7500 euro nuk është mujore e që sipas saj nuk i del atij as për shpenzimet që i bën për të lobuar për Kosovën.
Gërvalla ka falënderuar Jakupin por edhe diplomatë të tjerë që sipas saj kanë kontribuuar në këtë formë për Kosovën, duke lënë të nënkuptohet se ka edhe të tjerë që lobojnë e paguhen me këto paga.
Ministrja ka shtuar se ekziston dokumentacioni që e fakton sa është paguar dhe sa ka kontribuar Jakupi por që sipas saj është konfidenciale dhe ende nuk është de klasifikuar nga AKI-ja.
“E ndjej veten shumë komod në këtë komision dhe e ndjej veten shumë mirë sa herë që më jepet mundësia për të raportuar rreth arritjeve dhe sfidave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Fakti që thuhet se ne kemi paguar këshilltarë nga 7 mijë e 500 euro më lejoni për shkak se dokumentacioni është të iu tregoj se pikërisht partia të cilën ju e përfaqësoni në kohën që ka qenë në pushtet ka paguar 50-jetë fishin e 7500 eurove. Dhe i ka paguar pikërisht për… janë 4.5 milionë të cilat janë paguar për krejt të tjera synime dhe për krejt të tjera qëllime prandaj me PDK-në unë sinqerisht hezitoj të flas për financa dhe hezitoj të flas për para sepse, unë nuk dua të iu dëgjoj ndërkohë që flas unë sepse unë iu dëgjova (derisa deputetja Musliu – Shoshi i ndërhyn) deri në fund edhe pse vërtet vështirë është të iu dëgjosh sepse iu nuk bëni asnjë gjë tjetër përveçse shfrytëzoni mikrofonin për të shpërndare gënjeshtra dhe kjo është një e metë e madhe. Deputetja e Republikës së Kosovës duhet të jetë e ndërgjegjshme për atë që përfaqëson….
Ajo ndërpritet nga deputetja e cila edhe i bëri pyetjen për Gani Jakupin, Ariana Musliu Shoshi, e cila i drejtohet me “Tregom me fakte ku gënjeva unë, më trego me fakte ku?”
Gërvalla ka thënë se është e vështirë të gjenden personalitete si ai i Gani Jakupit që bëjnë një punë të madhe për Kosovën jashtë vendit.
LEXO EDHE: Donika Gërvalla zgjedhë të shkelë ligjin për të fshehur pagat e majme të Këshilltarëve të jashtëm
“Krejt nga fillimi deri në fund. Sa i përket guximit e kemi parë çështjen e guximit edhe në të kaluarën e kemi parë edhe sot. Në kuadër të diplomacisë kulturore dhe në kuadër të përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër ne vendet jo njohëse……. Vështirë është të gjesh personalitete të rëndësishme kulturore dhe publike të vendeve të ndryshme të cilat me një shumë, shumë modeste e cila pothuajse nuk i tejkalon shpenzimet që Republika e Kosovës i ka për një diplomat në vendin pritës. Pra ndërkohe që zonja Musliu Shoshi dhe të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin e njerëzve të shquar si në rastin e zotit Gani Jakupi. Të gjithë ata persona bëjnë sikur nuk e kuptojnë qetë kjo nuk është pagë por është projekt i lidhur me objektiva të qarta të përcaktuara qartë i cili i shërben republikës së Kosovës nëpër vendet jo njohëse kryesisht. Prandaj unë jam shumë krenare, shumë jam krenare që me këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, e cila është shuma që përfshin shpenzimet e një projekti të tërë 1 vjeçar dhe e cila është një shumë që është shumë modeste në krahasim me gjithë lobimin dhe dokumentacionin që unë kam parë në Afrikë dhe në shtete të tjera. E kam parë me shumë kujdes sepse është detyra ime, tjetër është që janë kontrata konfidenciale të së kaluarës të cilat nuk i ka de klasifikuar ende institucioni përkatës, përndryshe me shumë kënaqësi vij këtu dhe u tregoj për kontrata të lobimit në të kaluarën”, ka thënë ajo.
Derisa ka kërkuar edhe që të mos hidhet baltë mbi persona të tillë sipas saj figura të shquara kulturore që po kontribuojnë për Kosovën dhe që nuk e kanw pwr borgj.
“Prandaj në vend që të hidhet baltë mbi personalitete të shquara të jetës publike mbi artistë të jashtëzakonshëm të cilët për një shumë minimale të asaj sa shpenzohet janë të gatshëm të angazhohen për Kosovën në fusha në të cilat ne kemi hasur vazhdimisht në vështirësi dhe në sfida, në vend që të hidhet baltë mbi ta duhej ky vend t’i falënderohej dhe ti motivonte ata që të angazhohen. Ky është instrument legjitim i bazuar në ligj i bazuar në buxhet dhe i planifikuar me kohë, prandaj nuk ka asnjë dilemë nuk ka asnjë mister, nuk ka asgjë rreth kontratës që është lidhur përmes misionit tonë. Ai nuk është këshilltar i imi ai ka një kontratë në bazë të së cilës ai angazhohet dhe fakti që për të më sulmuar mua nuk kursehen as personalitete e shquara të jetës publike vetëm për ta sulmuar Donika Gërvallën sepse opozitës i kanë ikur të gjitha mundësitë e tjera. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj. U sosën edhe mjetet u sosën edhe financat iku besimi, unë nuk mund të iu ndihmoj në atë aspekt aty iu ndihmon vetëm një punë e përkushtuar si opozitë… por nevojitet një përkushtim…. prandaj mua më vejn shumë keq se zotëri Gani Jakupi përballet me një fushatë të tillë sepse nuk e meriton aspak. Unë jam shumë mirënjohëse atij dhe shumë të tjerëve si ai të cilët angazhohen për ti ndihmuar Kosovës në sfera ku mundësitë tona shtetërore janë mjaft të kufizuara dhe të vogla prandaj do thoja kaq rreth kësaj teme dhe nuk është fer që të përgojohet një person vetëm sepse duhet të sulmohet ministria e Punëve të Jashtme.
E për gjithë reagimet, Gërvalla ka akuzuar edhe mediat duke i quajtur “familjarë me opozitën” dhe se qëllimi i vetëm është goditja ndaj saj dhe ministrisë që ajo udhëheq.
“Ka mjaft tema MPJD-ja që mund të flisni gjithë ditën dhe gjithë natën. Nuk ka asnjë problem por kursejini njerëzit sepse mund të na duhen edhe në të ardhmen. Dhe fushata që bëhet për të sulmuar këdo që guxon të bashkëpunojë me institucionet e Republikës së Kosovës, ballafaqimi me fushata të ashpra mediale nuk na ndihmon në të ardhmen sepse i largon njerëzit sepse nuk i ka asnjë borxh këtij vendi Gani Jakupi, asnjë borxh nuk i ka. Është dëshira e tij është vullneti i tij, janë kontaktet e tij. Është përkushtimi i tij, lidhja e tij me këtë vend dhe sot ende të mos e ketë prishë kontratën edhe pse ai ballafaqohet me një situatë të tillë. Andaj iu lus për më shumë dinjitet, për më shumë kujdes kur flisni në raport me personalitete të shquara të jetës publike dhe kulturore sepse nuk është fer sulmin ndaj qeverisë ta kanalizoni përmes mediave familjare dhe personale ta kanalizoni dhe ta shfrytëzoni sot nesër e në vazhdimësi. Jam dëshmi e gjallë në këtë mandat qeveritar që nuk shihet puna por përpjekjet janë shumë jo fer për të sulmuar të gjithë bashkëpunëtoret tanë. Edhe një herë e falënderoj këtu publikisht zotëri Gani Jakupin për punën që ka bërë në kuadër të kësaj kontrate deri tani dhe iu siguroj dhe iu garantoj me fjalën time që rezultatet nga qershori i këtij viti deri sot vetëm kaq sa zotëri Jakupi ka bërë në kuadër kësaj kontrate është shumë më tepër se sa miliona euro që janë shpenzuar për lobim personash dhe lobim çështjesh siç e përmendet ju shkëmbimi i territoreve etj etj,.. prandaj mirënjohja ime për të gjitha personalitetet që angazhohen në kuadër mundësive të ndryshme instrumenteve ligjore, jam fanatike e zbatimit të ligjit. Nuk i pëlqen gjithkujt që e zbatoj ligjin në mënyre fanatike në ministrinë e punëve të jashtme”, ka përfunduar Gërvalla.
Kujtojmë se Gazeta Infokus ka kërkuar qasje në dokumente publike, konkretisht në kontratën e Gani Jakupit dhe pagën e tij dhe Ministra nuk ka kthyer as edhe një përgjigje duke shkelur kështu ligjin për qasje në dokumente./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































