Lifestyle

Doni të jeni të lumtur në punë? Bëjani vetes këto 5 pyetje

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 19 February 2021

Shumë njerëz nuk janë të lumtur gjatë orëve të punës dhe shkak për këtë janë faktorë të ndryshëm. Përpara se ne t’ju tregojmë pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të qenë të lumtur në punë, ne do ju tregojmë pse disa janë entuziastë për atë që bëjnë.

– Ata kanë zgjedhur punën e duhur. Jo vetëm që e bëjnë mirë, por e duan atë që kërkon puna.

– Ata mendojnë se puna e tyre vlerësohet. Përforcimi pozitiv shkon shumë larg në përcaktimin e kënaqësisë në punë.

-Advertisement-

– Ata ndihen të sfiduar nga puna e tyre. Sasia e punës është tamam e duhur, as pak, as shumë.

– Ata shohin mundësi për avancim. E kemi fjalën në aspektin e sfidës dhe përmbushjes, jo pozicionit.

– Ata kanë fituar autonomi.

Dalim te tema. Nëse nuk jeni të lumtur ato ku ndodheni aktualisht, duhet t’i bëni vetes këto pyetje:

A jam në punën e duhur? A kam aftësi për ta bërë këtë punë? Nëse jo, gjeni një punë tjetër që përputhet me aftësitë tuaja.

A ndihem i vlerësuar? Disa shefa thjesht nuk janë të mirë në vlerësimin tuaj. Është e trishtueshme, e dimë. Nëse performoni shumë mirë dhe nuk merrni asnjë koment pozitiv, një kompani tjetër do të ishte zgjidhja.

A është sfiduese puna ime? Nëse jo, kërkoni përgjegjësi.

A shoh mundësi për avancim? Nëse jo, a jeni të gatshëm të gjeni një punë që jua jep këtë mundësi?

A jam i gatshëm të marr përgjegjësi për karrierën time? Ju jeni aty ku jeni për shkak të zgjedhjeve tuaja. Kompania nuk ju mban me zor. Mund të largoheni në çdo kohë.

Mos harroni se kur e doni punën tuaj gjithçka mund të bëhet më e lehtë. Nëse mendoni se jeni aty ku nuk doni, lëvizni përpara.

Mund të duhen një ose dy vjet për të gjetur atë që doni, kështu që filloni që tani. Zbuloni çfarë doni të bëni që qëllimet dhe ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Ia keni borxh vetes këtë gjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera