Donfried: SHBA mbështet integrimin e Malit të Zi në BE

Autori: Gazeta inFokus
22:59 | 30 April 2022
Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian ishte ajo çka theksoi ndihmëssekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried në Podgoricë, pas turit të vizitave në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Donfrid u takua me kryeministrin e ri, Dritan Abazoviç, të cilin e nxiti që të ecin së bashku përpara, me bindjen në rrugën e demokratizimit të shoqërisë malazeze dhe të reformave të nevojshme për integrimin në BE.
Abazoviç nënvizoi orientimin e fortë pro evropian të qeverisë së tij, sipas të cilit, është e fokusuar në bazat e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal.
Donfried gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve që rezultojnë nga përkatësia e vendit ballkanik në NATO dhe për të vazhduar me vendosmëri luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia, dhe është i angazhuar prej disa vitesh në negociatat e anëtarësimit në BE.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm rrugën euroatlantike të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Donfried.
Të tjera
-
Inteligjenca britanike tregon se çfarë po përdor Moska për të kompensuar humbjet ruse
Ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë milicët çeçenë në Ukrainë. Inte...
-
Rusia dëbon 85 diplomatë nga Franca, Spanja dhe Italia
Rusia bëri të ditur të mërkurën vendimin për të dëbuar 85 diplomatë nga tre v...
-
Deklarohen nga ZRRE-ja, tregojnë a do ta respektojnë vendimin e Apelit për pezullimin e rritjes së tarifave të energjisë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konsideruar të padr...
-
Adriana Matoshi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: E pa tolerueshme
Aktorja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj rastit...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...