Lajme

Donfried: Ikja e serbëve nga institucionet s’është zgjidhje, të nisin bisedimet për krijimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 08 November 2022

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Donfried ka thënë se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar se pajtohet me BE-në që zhvillimet në veri të Kosovës janë arsye për shqetësim, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje dhe ka thënë një situatë e tillë ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren.

“Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren”, ka thënë Donfried në një konferencë për media.

-Advertisement-

Ajo ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa që kontribuojnë për qetësinë e rajonit.

“Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, ka thënë ajo.

Donfried gjithashtu ka thënë se në këtë frymë, duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ndër të tjera Donfried.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera