Donatori i partisë së Vuçiqit bëhet Shef i Agjencisë Anti-Korrupsion në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 22 January 2018
Dragan Sikimiq, drejtori i ri i Agjencisë Anti-Korrupsion në Serbi, ishte donator i Partisë Progresive Serbe dhe kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2016, zbuloi BIRN.
I caktuar së fundmi si drejtor i Agjencisë Anti-Korrupsion në Serbi, një organ i pavarur shtetëror i ngarkuar në monitorimin e financave të partive, sipas zbulimeve të BIRN, Dragan Sikimiq ka në fakt lidhje të afërta me Partinë Progresive në pushtet.
Sikimiq ishte në listën e progresivëve në zgjedhjet lokale në Zemun në vitin 2016 dhe po ashtu ka qenë anëtar i Komisionit Zgjedhor për Bashkinë e Zemunit, propozuar nga Partia Progresive.
Emri i Sikimiq ishte ndër dhuruesit e 40,000 dinarëve për Partinë Progresive në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Anti-Korrupsionit.
Dhjetorin e kaluar, agjencia që Sikimiq tani do të drejtojë kërkoi kontroll mbi transaksionet e bëra gjatë fushatës presidenciale të Vuçiqit, me dyshime për donacione të paligjshme.
Një investigim i BIRN zbuloi në tetor 2017 se rreth 7,000 individë dhanë 40,000 dinarë – rreth 320 euro – për progresivët për zgjedhjet presidenciale.
Investigimi zbuloi se si progresivët përdorën donatorët të deleguar për të maskuar burimin e vërtetë të dhuratave të fushatës – të paligjshme sipas ligjit serb për financimin e aktiviteteve politike.
Administrata për Parandalimin e Pastrimit të Parave në vitin 2014 gjeti 135 transaksione bankare, ku njerëzit kishin depozituar 40,000 dinarë në llogaritë e tyre dhe pastaj e kishin transferuar menjëherë shumën te progresivët në formë të një donacioni, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.
Gjatë zgjedhjeve të 2012 dhe 2014, mediat raportuan se partitë politike morën donacione nga personat në asistencë shoqërore, duke ngritur dyshime se ata kishin shërbyer për të fshehur donatorët e vërtetë.
Agjencia Anti-Korrupsion kërkoi një hetim për ato donacione, me dyshimin se disa prej tyre vijnë nga aktivitete të paligjshme, përfshirë pastrimin e parave.
BIRN kontaktoi Sikimiq dhe Partinë Progresive për koment, por nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.
Bordi i Agjencisë Anti-Korrupsion në një njoftim për shtyp të premten tha se nuk kishte dijeni për lidhje të Dragan Sikimiq dhe Partisë Progresive Serbe. Bordi shtoi se edhe po të ekzistonte një informacion i tillë, kjo nuk do të ndikonte në vendimin e tyre.
Agjencia Anti-Korrupsionit nuk pati drejtor që nga 13 nëntori 2017, kur Majda Krsikapa dha dorëheqjen për arsye të panjohura.

T� tjera
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...

































