Lajme

Donatorët ndihmojnë Shqipërinë në ditën e pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 10 January 2020

Ditën e pavarësisë së Kosovës, donatorë nga e gjithë bota do të mblidhen për të ndihmuar Shqipërinë që të rindërtoi dhe kompensoi dëmet e shkaktuara nga tërmeti që ndodhi fundin e vitit të kaluar.

“BE është e lumtur të informojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt”, deklaroi sot Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Ursula von der Leyen tha se “kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.

-Advertisement-

“Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, shtoi ajo/ATSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera