Rozë

Donaldi zbulon arsyen e ndarjes nga Bora

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 12 October 2021

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.

Çifti u nda në maj të këtij viti pas tri vitesh së bashku. Dhe mesa kemi parë ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore. Shumë postime të tyre në rrjetet sociale janë interpretuar nga ndjekësit si thumba për njëri-tjetrin, teksa bujë bëri edhe një deklaratë e Donaldit në “Binjakët Show”.

Ai tha se gjithë ish-të dashurat i ka dashur njësoj dhe mbylli çdo mundësi për tu rikthyer me ish-in e fundit.

-Advertisement-

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk foli drejtpërdrejt lidhur me ndarjen dhe atë çfarë ndodhi mes tyre, teksa mediat raportuan se shkak i ndarjes u bë xhelozia e Donaldit.

Donaldi thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në “Big Brother VIP Albania” lidhur me ndarjen nga Bora.

Ishte Paloma ajo që ka “ngacmuar” Donaldin, i cili me përgjigjet e tij na la të kuptpjmë se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”.

Pjesë nga biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera