Rozë

Donaldi gdhend në dru portretin e shoqes së ngushtë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 18 October 2021

Që në ditët e para të “Big Brother VIP” publiku nisi që të dyshonte për një lidhje të mundshme mes Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt.

Marrëdhënia e tyre shumë e afërt po komentohet shumë edhe për faktin se aktori i humorit është ish-i dashuri i Bora Zemanit, e cila është shoqja e ngushtë e këngëtares së njohur.

Semi gjatë një bashkëbisedimi me banorët e tjerë teksa flisnin për temën nëse do të “pranonin apo jo që të krijonin një lidhje dashurore me ish-të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë”, u përgjigj shumë shkurt.

-Advertisement-

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, tha këngëtarja e njohur.

Por sa më shumë kalojnë kohë bashkë, duket se diçka ndryshe po lind mes tyre. Ose kështu mendon publiku i reality show-t. Madje së fundmi, aktori i njohur humorit është përpjekur që të gdhendë në dru portretin e Semit, teksa kjo e fundit po këndonte.

Sesa i arritur ka qenë, nuk vihet re shumë, por më rëndësi se çdo gjë në këtë rast ka ideja.

Ndërkohë kujtojmë se Donaldi më herët ka pikturuar edhe portretin e Bora Zemanit. Ai në atë kohë postoi një video teksa realizonte portretin e saj dhe bashkëngjitur me të shkruante “Për ty Bora”, e ku menjëherë u vu re komenti i moderatores së njohur e cila i thoshte: “Të duaaa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera