Lajme

Donald Trump thotë se SHBA nuk do të ekzistojë për tre vjet, së shpejti njoftimi i kandidimit

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 17 September 2021

Ish-presidenti i SHBA, i cili vazhdon të mbajë në tension mbështetësit e tij për rikthimin e mundshëm në garën e kandidimit, ka bërë një tjetër pretendim të çuditshëm për gjendjen e SHBA.

Trump humbi ndaj Joe Biden në zgjedhjet e vitit të kaluar pas një fushate linçuese mediatike ndaj tij. Ndërsa në pretendimet e fundit për situatën me Biden në krye, në një prej stacioneve të tij të preferuara amerikane ‘Newsmax’ ai tha se “brenda tre vjetësh nuk do të kemi më një shtet”.

Komentet e Trump u bënë në një intervistë me ish-zëdhënësin e tij të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, i cili ka programin e tij në rrjetin Newsmax.

-Advertisement-

Trump tha: “Vendi ynë ka marrë tatëpjetën në tetë muajt e fundit, ashtu si nuk është parë kurrë më parë”.

“Brenda tre vjetësh ne nuk do të kemi më një vend, këtë po ju them”.

Trump vijonte pretendimet e tij se vota ishte manipuluar, çka ka pretenduar që prej zgjedhjeve të nëntorit.

I pyetur nga Spicer nëse do të regjistrohej për zgjedhjet, Trump tha: “Nuk do të komentoj për këtë, por e di që ti do të gëzoheshe shumë, Sean.

“E di që ti dhe shumë të tjerë do të gëzoheshin shumë. Do të jap së shpejti një njoftim, por është e komplikuar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera