Lifestyle

Donald Trump, si refugjat…dhe jo vetëm ai

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 14 June 2017

Një artist sirian ka portretizuar si refugjat presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe 10 udhëheqës të tjerë botërorë, në një seri punimesh që i ka ekspozuar së fundmi në Dubai.

Abdalla al-Omari, i cili ka fituar statusin e refugjatit në Belgjikë, thotë se eksperienca e tij me zhvendosjen e ka nxitur të krijojë serinë e punimeve.

“Të jesh një refugjat është si të kesh një lëmsh në gjoks, që do të jetë gjithnjë atje deri ditën e fundit tënden, ndaj më mirë të përballesh me të”, tha al-Omari për CNN.

-Advertisement-

Në serinë e punimeve, presidenti Trump portretizohet si refugjat që mban një fëmijë në prehër, sendet e tij personale dhe një batanije mbi shpinë, me një foto të familjes në dorën e djathtë.

Presidenti rus Vladimir Putin, ai sirian Bashar al-Assad shfaqen po ashtu në punime. Putin, ushtria e të cilit ka kryer sulme ajrore në zonat që janë nën kontrollin e rebelëve në Siri, është portretizuar si një i pastrehë, ndërsa Assad duket pjesërisht i zhytur në ujë, me një varkë prej letre që i shkon në ndihmë.

Në një tjetër punim shihet një seri pa fund njerëzish, që presin për ushqim, mes tyre kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti iranian Hassan Rouhani, si dhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ndërkohë, reagimet ndaj këtyre punimeve, sipas al-Omarit kanë qenë 90 për qind pozitive, por artisti ka marrë edhe kritika realiste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera