Lajme

Donald Trump e kritikon OBSH-në

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 07 April 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Përmes një postimi në Twitter, Trump ka thënë që OBSH në kohën e pandemisë është më shumë e përqendruar te Kina.

“OBSH-ja vërtet ka gabuar. Për disa arsye e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet e përqendruar në Kinë. Këtë do ta rishikojmë mirë.

Për fat të mirë, unë e kam refuzuar këshillën e saj për t’i mbajtur kufijtë hapur me Kinën. Përse na e kanë dhënë një rekomandim aq të gabuar?”, shkroi Trump në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera