Donald Trump dhe historia e skandaleve presidenciale
Autori: Gazeta inFokus
09:18 | 27 Maj 2017
Katër muaj pas fillimit të mandatit të tij, presidenti Donald Trump po përpiqet të shmangë fatin e disa prej paraardhësve të tij, administratat e të cilëve pothuajse u konsumuan nga skandale të ndryshme.
Në rastin e presidentit Trump, polemika kryesore ka të bëjë me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe hetimi mbi bashkëpunimin e mundshëm mes ndihmësve të fushatës së tij me Rusisë. Historia ka treguar se presidentët mund të paguajnë një çmim të lartë politik kur ata konsumohen nga skandalet.
Turneu i parë jashtë vendit i presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, pjesë e të cilit ishin ndalesat në Arabinë Saudite, Izrael dhe Itali, është një pushim i mirëpritur për të nga debatet e ashpra politike mbi hetimet rreth ndërhyrjes ruse. Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një gjueti shtrigash.
“Asnjë politikan në histori, dhe e them këtë me siguri të madhe, nuk është trajtuar më keq apo më padrejtësisht se sa unë”.
Vështirësitë politike të zotit Trump nga hetimi mbi ndërhyrjen ruse kanë sjellë në mendje skandalet e fundit presidenciale, duke përfshirë skandalin Watergate që çoi në rrëzimin e presidentit Richard Nixon:
“Unë jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Dorëhqja hynë në fuqi nesër në mesditë,” tha ish presidenti Richard Nixon pasi u zbulua se Shtëpia e Bardhë ishte përpjekur të pengonte hetimet e vjedhjes së dokumenteve në selinë e partisë demokrate në Uashington.
Dymbëdhjetë vjet më vonë administrata e presidentit Ronald Reagan u godit nga skandali Iran-Contra.
Ndihmësit e presidentit Reagan krijuan një skemë për t’i shitur armë Iranit për të blerë lirimin e pengjeve amerikane dhe për të ndihmuar rebelët në Nikaragua me të ardhurat nga shitja e armëve:
“Disa muaj më parë i thashë popullit amerikan se nuk kam tregtuar armë për pengje. Zemra ime dhe synimet e mia më të mira ende më tregojnë se kjo është e vërtetë. Por faktet dhe provat nuk e mbështesin këtë.”
Në vitin 1998, Bill Clinton u bë presidenti i dytë amerikan që u padit nga Kongresi për shkak se gënjeu në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten Monica Lewinsky:
“Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me atë grua, zonjën Lewinsky.” Klinton mbijetoi kur Senati e shpalli të pafajshëm.
Në rastin e presidentit Trump, prova e bashkëpunimit me Rusinë do të ishte e dëmshme për të, thotë analisti ligjor Paul Schiff Berman:
“Këto janë veprime kaq serioze dhe aq thelbësore për procesin tonë demokratik sa që ato ndoshta tejkalojnë skandalin Watergate”.
Por, duke marrë parasysh se fundi i hetimit mbi ndërhyrjen e Rusisë nuk është në horizont, pasojat politike për presidentin Trump mbeten të paqarta, thotë John Fortier:
“Sigurisht që kemi patur hetime të rëndësishme ndaj presidentëve të tjerë, të cilat dukeshin se do t’i jepnin fund karrierave të tyre politike, por në fund ata i tejkaluan ato. Pra, fundi i kësaj historie nuk është i shkruar dhe ne nuk e dimë se çfarë drejtimi do të marrë kjo çështje.”
Për momentin, presidenti Trump mbetet i fokusuar në diplomacinë, madje edhe kur ai po përgatitet për atë që mund të jetë një betejë e gjatë politike pas kthimit të tij në vend. /VOA

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...




























