Lajme

Donald Trump akuzohet se shiti Mar-a-Lagon para arrestimit, por kjo mohohet

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 25 August 2023

Ish-Presidenti i ShBA-së, Donald Trump akuzohet se ka shitur rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago në Florida.

Sipas një listimi thuhet se resorti ishte blerë më 4 gusht, disa javë përpara se ish-presidenti të dorëzohej vullnetarisht ku u arrestua për 13 akuza të krimit.

Gazeta Newsweek nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur saktësinë e listimit, i cili tani duket se është përditësuar nga “i shitur” në “off market”.

-Advertisement-

Sidoqoftë, Organizata Trump i ka thënë Newsweek se pretendimi është i rremë.

“Mar-a-Lago absolutisht nuk është shitur dhe nuk do të shitet kurrë. Ky thashethem është i çuditshëm”, tha Eric Trump në një deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera