Lajme

Donald Lu pranon se në takim me Arta Markun u fol për Saimir Tahirin: Ndjekje penale e shpejtë!

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 28 December 2017

Donald Lu ka pranuar se çështja Tahiri është përmendur në takimin që ai pati me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një intervistë për revistën Mapo, ambasadori amerikan tha se “Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”.

I pyetur se mos ndoshta Lu është treguar më i butë se ç’duhet me mazhorancën, përgjigjia ka qenë mohuese. “Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht”, ka rrëfyer ambasadori amerikan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera