Rozë

Don Xhoni ka një ‘thirrje’ për mamanë e tij!

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 11 August 2022

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit, vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.

Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit, e dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

-Advertisement-

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë, e këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një shprehje shumë të njohur në fakt që e përdorin njerëzit e suksesshëm pas arritjeve që kanë bërë.

‘Mama unë ia dola’ thotë Don Xhoni me anë të një postimi në Instastory ku shfaqet pranë një makine luksoze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera