Rozë

Don Xhoni godet laptopin e DJ-it në skenë, publikohet video

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 19 September 2021
Duke qenë se klubet e natës janë mbyllur tek ne për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, koncertet për estradën, si zakonisht po vazhdojnë në diasporë.Reperi Don Xhoni, mbrëmë performoi në Vjenë të Austrisë.

Ndjekësit kanë postuar në rrjete sociale një moment nervoze kur përgjatë interpretimit të njërës prej këngëve të tij, reperi godet fort duke përplasur laptopin e DJ-it të eventit, DJ Gimi-O.

Mbetet e paqartë se çka mund ta ketë shkaktuar këtë reagim të Donit.

-Advertisement-

Ndërsa, pak kohë më vonë, vetë reperi ka postuar videon në rrjetin social “Instagram”, teksa ka shkruar: “Mergim, bruda ni ‘mac’ ta kom borgj”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera