Lajme

Don Lush Gjergji e Xhabir Hamiti bëhen model, mbjellin bashkërisht një pemë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 18 April 2019

Duke iu përgjigjur sfidës “Mbjellë një pemë”, Don Lush Gjergji dhe teologu i islamit, Xhabir Hamiti janë bërë shembull, pasi mbollën bashkërisht një pemë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ishte kryeministri Ramush Haradinaj, ai i cili ftoi edhe Don Lushi Gjergjin e teologun Hamiti që ta mbjellin edhe ata nga një pemë.

Hamiti këtë e bëri publike përmes një postimi në facebook.

-Advertisement-

“Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga ish kryetarja Atifete Jahjaga. Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra.  Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.  Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë.  I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Hamiti në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera