Kuzhina

Domate të ziera pa konservans

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 25 September 2019

Ky kombinim interesant, me siguri që do t’ju kujtojë shijen e domateve në ditët e ngrohta të verës

Përbërësit:

– 20 kg domate;
– 200 g kripë;
– 30 g sheqer;
– fletë selinoje dhe majdanozi;
– 1 spec i freskët i gjelbër;
– 1 filxhan i vogël alkool i fortë.

-Advertisement-

Përgatitja:

Domatet lani mirë në disa ujë, pastroni dhe pritni në feta.

Bluani në makinë për ndarje të farave dhe lëvoreve. Pastaj qiteni në tenxhere që të zihet dhe shtoni kripën, sheqerin dhe fletët e majdanozit dhe selinos dhe, sipas dëshirës, disa speca jodjegës të cilët më vonë mund t’i hiqni.

Nëse domatet janë të mishta dhe nuk kanë ujë duhet t’i vlojmë rreth 20 minuta.

Hiqni tenxheren nga zjarri dhe qiteni në shishe qelqi.

Celofanin njomeni në alkool, shtrëngojeni mirë në fytin e shishes dhe lidheni me llastik sa herë që të jetë e mundshme.

Sipër qitni edhe një celofan të thatë dhe atë lidheni me llastik.

Shishet e mbushura në këtë mënyrë lini në vend të ftohtë, mbuloni me batanije dy ditë që të ftohen gradualisht, transmeton Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera