Lajme

Doli nga shtypi libri i radhës i autores Doruntina Grulaj me titull “ NJERIU DHE UJKU”.

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 20 October 2024

Sapo ka dal në qarkullim libri i radhës i autores Doruntina Grulaj me titull “ NJERIU DHE UJKU”. Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “ Armagedoni” në Prishtinë.

Në librin ”NJERIU DHE UJKU” autorja shfaq raportin e përbashkët midis njerëzve dhe natyrës, ku ujku simbolizon instinktin dhe natyrën primitive, ndërsa njeriu simbolizon shoqërinë dhe civilizimin. Nëpërmjet personazheve dhe ngjarjeve, autorja shpalos konflikte të thella morale dhe emocionale.

Libri përmban një gamë temash dhe emocionesh si: manipulimin, dashurinë, mallin, intrigën, mosmirënjohjen, vetëbesimin, pozitivitetin, luftën për mbijetesë, shpresën për të jetuar etj. Këto elemente janë pjesë e një rrëfimi të pasur kompleks mes rreshtave që shpalosin karakteret nëpërmjet sfidave dhe ngjarjeve që ata përballen.

-Advertisement-

Manipulimi, mosmirënjohja, lakmia, egoizmi janë tema të forta në librin “NJERIU DHE UJKU”. Autorja shfaq karaktere të caktuara që përfaqësojnë lakminë dhe egon e sëmurë, duke e theksuar konfliktin midis interesave personale dhe vlerave shoqërore. Kështu, lexuesit janë të detyruar të reflektojnë mbi mungesën e mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit, si dhe mbi ndikimin e manipulimit në marrëdhëniet njerëzore.

Po ashtu, autorja ka shprehur emocione dhe ide nëpërmjet poezisë, duke përdorur imazhe dhe fjalë për të krijuar përvojë të thellë emocionale për lexuesin. Poezia ka fuqi të madhe për të frymëzuar dhe për të reflektuar mbi jetën. Libri ka një kombinim interesant, dhe në përmbledhje të librit duket si një pasqyrë që reflekton thelbin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera