Kulturë

Doli në shitje libri “Reflekse nga Gazetaria” i autorit Imer Pantina

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 08 December 2021

Ka parë dritën libri i radhës i autorit Imer Pantina, “Reflekse nga Gazetaria.

Ky libër vjen si vlerë e shtuar për profesionistët e gazetarisë, pasi jep njohuri rreth një sër çështjesh fundamentale për profesionin e gazetarit dhe funksionimit të një redaksie”, shkruan gazeta Infokus

Imer Pantina është autor i pesë librave me poezi dhe studime nga fusha e medias, kurse ky është libri i gjashtë më radhë.

-Advertisement-

Recensionist i këtij libri është Mahir Morina, i cili e ka përshkruar në mënyrë të detajuar bazhin e pasur kulturor e mediatik tw autorit, duke treguar se përvoja e tij sjellë një ndërthurje tepër elegante mes gazetarisë, artit e kulturës në mënyrën e komunikimit.

“Libri mbi artin e shkrimit Reflekse nga Gazetaria i autorit Imer Pantina, vjen si një modul mbi të shkruarit gazetaresk. Përvoja e tij akademike e letrare, na sjell ide dhe shembuj praktik sesi mund dhe duhet të shkruhet një revistë, si funksionon një redaksi në kushte të kufizuara, efektet dhe ndikimet e ekranit në shoqëri, komenti kulturor, emisionet televizive për fëmijë, edukimi mediatik në shkolla, radio dhe ambientura e saj e deri te bashkëveprimi mes gjuhës, letërsisë e gazetarisë”, ka thënë Mahir Morina në recensonit e tij për librin. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera