Lajme

Dokumente/ Ministria e Shëndetësisë shfuqizon vendimet për karantina, fut në sistem vetizolimin

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 29 May 2020

everia e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesen e Ministrisë së Shëndetësisë për të shfuqizuar disa vendime, kjo meqenëse situata epidemiologjike konsiderohet me rrezik të reduktuar.

Në dokumentin e siguruar nga Indeksonline, bëhet me dije se është shfuqizuar vendimi me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë është caktuar si hapësirë karantine, duke përfshirë këtu edhe qendren për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.

Tutje, në këtë dokomunet bëhet me dije se MSH është obligohet të sigurojë që personat që gjendjen në zonat e karantines t’i nënshtrohen testit për Covid19, dhe të njëjtit të lirohen në vetëizolim për 14 ditët e ardhshme.

-Advertisement-

Në vetëizolim për 14 ditë do të jenë të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, nën mbikqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 30 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera