Dokumentari i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, premierë në Paris
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 15 September 2017
Prishtinë, 15 shtator – Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris sot (e premte) do të jepet premiera botërore e filmit dokumentar “Kosova – moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski. Ashtu siç e citojnë mediat serbe njoftimin, shfaqja bëhet në kuadër të fushatës së gjerë të shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në UNSCO. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe drejtori i asaj që quhet Zyra për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriq.
Nëse i gjithë dokumentari është në frymën e “trailerit” të lansuar në muajin gusht, autoritetet serbe kanë zgjedhur vepër propagandistike. Inserti prej 1 minutë e 25 sekondash hapet me një lloj krahasimi midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të ISIS-it. Nis me pamjet kur i ashtuquajturi Shteti Islamik i shkatërron tempujt antikë. Më pas ngrihet pyetja: “A e keni ditur se kjo po ndodh edhe në Evropë?” Shfaqjen pamjet e trazirave të vitit 2004.
“Shfaqja dhe promovimi i këtij filmi, realizimin e të cilit e ka bashkëfinancuar Zyra për Kosovë e Metohi pranë Qeverisë së Serbisë, ka për qëllim që përfaqësuesve të korit diplomatik në Paris, e në veçanti ambasadorëve të vendeve të tjera në UNESCO t’ua prezantojë trashëgiminë kulturorë serbe në Kosovë e Metohi, dhe është një pjesë e fushatës së gjerë të shtetit serb kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në një komunikatë për media që është publikuar në mediat serbe.
Në bazë të raportimeve, pas shfaqjes do të mbahet edhe një tribunë “për trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi, në të cilën, krahas autorit të filmit, do të flasin edhe ambasadori i Serbisë ne UNESCO, Darko Tanaskoviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriq” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































